Manaj mund të qëndrojë tek Barcelona


Manaj mund të qëndrojë tek Barcelona

23:45 25/07/2021

Mediat spanjolle: Koeman i kërkon Presidentit Laporta ta mbajë në skuadër

Paraqitjet e shkëlqyera ne dy ndeshjet e fundit miqësore të Barcelonës duket se po i ndryshojnë rrjedhën e karrierës Rei Manajt. Katër golat e shënuar në dy ndeshjet e fundit miqësore të Barcelonës kanë nxjerre në pah talentin e bomberit kuqezi. Sulmuesi shqiptar nga një lojtar i destinuar për t’u larguar nga klubi katalanas, tashme mund te behet shok skuadre me Lionel Messi-n në sezonin e ri.

Sipas mediave spanjolle, trajneri Koeman i ka kërkuar Presidentit Laporta të mos e shesë sulmuesin kuqezi, pasi e sheh atë si një zëvendësues ideal të Sergio Aguero, një alternativë cilësore, pasi Manaj në sytë e trajnerit hollandez ka karakteristika të ngjashme me ato të sulmuesit argjentinas. Gjithsesi qëndrimi i Manajt tek Barcelona varet edhe nga ecuria e merkatos. Katalanasit duan të largojnë të paktën dy prej sulmuesve që kanë paga të larta si Griezzman e Coutinho për të rregulluar bilancin katastrofik financiar. Në rast se kjo nuk ndodh atëherë vështirë se mund të ketë vend për shqiptarin.

Por ecuria pozitive e Manajt nuk ka kaluar pa u vënë re nga shumë klube që janë të interesuara për të, mes të cilëve edhe Sassuolo e Seria A.

Rei Manaj ka marreë një goditje në kokë gjatë miqësorea së fundit kundër Girona-s. Si masë paraprake ai do të jetë nën kujdesin e mjekëve, por sipas informacioneve nga Spanja nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim serioz.

Klan News






Të ngjashme