Çekiçi realizon golin e parë në Turqi

Rei Manaj ishte një ndër më të mirët në fushë për Barcelona B në fitoren 4 – 0 ndaj Badalona në sfidën e zhvilluar të dielën në stadiumin “Johan Cruyff”.

Sulmuesi i Kombëtares realizoi me penallti, por ndihmoi edhe më asist në këtë sfidë. Manaj shkoi në kuotën e 3 golave në këtë sezon, ndërsa Barcelona B është pretendente për t’u ngjitur në Segunda Division, niveli më i lartë që mund të luajë ky ekip.

Endri Çekiçi realizoi golin e parë në Superligën e Turqisë. Mesfushori me tipare sulmuese shënoi nga një kënd tepër i vështirë në një goditje standarde. Gjithsesi Ankaragucu e humbi takimin me Basaksehir me rezultatin 2 – 1.

Sezoni më i mirë i Endri Çekiçit është ai kaluari me Olimpija Ljubljana në Slloveni ku realizoi 10 golave vetëm në kampionat.

Tv Klan