Sulmuesi shqiptar aktivizohet në miqësore
Rei Manaj shkëlqeu në miqësoren e Barcelonës që vlen për fazën parapërgatitore. Sulmuesi shqiptar realizoi 3 herë në suksesin 4-0 me Xhimnastik të Tarragonës.
Manaj i cili është pjesë e skuadrës B te katalanasit u aktivizua gjatë pjesës së dytë. Ai madje hapi serinë e golave në testin e luajtur të mërkurën në stadiumin Johan Krojf.
Kohët e fundit mediat në Spanjë kanë shkruar se Rei Manaj do të largohet nga katalanasit.
Tv Klan