Rei Manaj ishte protagonist me gol dhe një dyluftim që solli edhe dëmtimin e kundërshtarit në takimin e së dielës që përfundoi me fitoren 3 – 1 të Albacete ndaj Mallorca.

Sulmuesi shqiptar realizoi pas 3 minutash lojë, por fatkeqësisht shtrëngoi edhe Xisco Campos të largohej nga fusha me barelë në fund të pjesës së parë. Për këtë Manaj kishte marrë kërcënime me jetë nga tifozët kundërshtarë sipas asaj që shkruhet në mediat në Spanjë.

Një situatë që nuk duhet të ndodhë në futbollin profesionist “

Më vjen shumë keq për Xisco, uroj që ta marrë veten shpejt. Doja të prekja topin me kokë për ta dërguar në zonë. Veprimi ishte i pavullnetshëm. Do ta telefonoj”,

 tha Rei Manaj për gazetarët. Në një postim në profilin e tij në Twitter, Xisco Campos falënderoi të gjithë përfshi Rei Manajn.

Tv Klan