manaj

Rei Manaj po kalon një moment të jashtëzakonshëm, pasi është 18 – vjeç dhe luan me një ekip si Inter. Sulmuesi shqiptar është aktivizuar për 24 minuta në këtë sezon të Serie A, të dhëna shumë të mira për një futbollist në këtë moshë.

Manaj ka një kontratë deri në 2020 me Inter, por për të po interesohen ekipe të tjerë në Serie A. Bologna e do në Janar në formë huazimi. Një vend ideal për të, sipas mediave italiane është edhe Udinese, pasi Zapata është i dëmtuar dhe do të mungojë gjatë.

Megjithatë deri më tani nuk ka asnjë hap konkret dhe për më tepër edhe trajneri Roberto Mancini e vlerëson shumë sulmuesin 18 – vjeçar. Megjithatë, një kalim i Rei Manajt në një ekip më të vogël në Serie A, do të thotë më shumë minuta aktivizim për të. Pritet që sulmuesi i ri të grumbullohet edhe me Kombëtaren në miqësoret e Nëntorit.

Tv Klan