1.2 milion maska kirurgjikale në dispozicion të strukturave spitalore

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë mbledhjes së sotme të Task-Forcës për masat e marra ndaj koronavirusit u shpreh se në vendin tonë nuk ka asnjë rast të infektuar.

Ajo pohoi se deri tani janë testuar 18 raste të dyshuara me këtë virus, por kanë rezultuar negativë.

Ndërkaq ministrja bëri me dije se ka nisur sot shpërndarja e 1.2 milione maskave kirurgjikale për të gjitha strukturat spitalore në vend.

“Janë testuar 18 persona dhe rezultojnë negativë. Dua të ndaj me ju faktin që përveç mjeteve të mbrojtjes për higjienën personale dhe stokut në strukturat spitalore, tani që flasim ka nisur puna për të shpërndarjen e 1.2 milionë maskave kirurgjikale në të gjitha strukturat e vendit, të parësorit dhe në spitalet e vendit.

1 milionë dollarë janë alokuar në buxhetet e spitaleve të vendit për të pasur stokun e mjaftueshëm për çdo skenar potencial për masat mbrojtëse personale, me fokus spitalin Nënë Tereza dhe Shefqet Ndroqi, e për gjithë spialet në vend”. /tvklan.al