Ministrja: Mos neglizhoni, imunizohuni sa më parë për të shpëtuar jetën tuaj dhe të të tjerëve që ju rrethojnë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu iu bën thirrje qytetarëve që të marrin vaksinën kundër COVID-19. Ajo ka publikuar në faqen e saj zyrtare n137 “Facebook” apelin e pacientëve me koronavirus që po marrin trajtim spitalor tek Infektivi dhe që i bëjnë thirrje qytetarëve të tjerë që të mos hezitojnë që të vaksinohen.

Muaji Gusht është cilësuar si muaji i hapur i vaksinimit, ku gjatë kësaj periudhe është rritur numri i qytetarëve që kanë marrë vaksinën për tu mbrojtur nga COVID-19. Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit, në vendin tonë janë kryer në total 1, 280, 239 vaksinime. Ditët e fundit në Shqipëri janë rritur shifrat e rasteve të reja me COVID-19.

Klan News