Për herë të parë në Shqipëri është shtruar në spital një fëmijë i infektuar me koronavirusin Covid-19. Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila tha në studion e “Opinion” në Tv Klan se bëhet fjalë për një fëmijë 2 muajsh.

Kemi një rast sot në fakt të një fëmije 2 muajsh që është shtruar në Spitalin Pediatrik në shërbimin e infektivit. Që i ka dhënë pasojë Covidi. Rasti i parë që kemi një fëmijë të shtruar në pediatrinë e QSUT që kërkon trajtim mjekësor së bashku me nënën e vetë”, u shpreh ministrja Manastarliu.

I pyetur nga Blendi Fevziu se çfarë rrezikon vendi ynë nëse situata nga pandemi përkeqësohet, Manastirliu tha se izolimi është përjashtuar si mundësi.

“Unë kam qenë në një mbledhje të gjatë të Komitetit Teknik të Ekspertëve ku kemi diskutuar të dhënat edhe se si do të shkojnë projeksionet në javët në vijim. Nuk vlerësohet që do të kemi, të paktën me projeksionet që ne vlerësojmë, të kthehemi në izolim apo në masa kufizuese. Por vlerësohet që do të jemi në të njëjtat trende të epidemisë”. /tvklan.al