Manastirliu i kthen përgjigje akuzave të Berishës: Më vjen turp kur e dëgjoj

Manastirliu i kthen përgjigje akuzave të Berishës: Më vjen turp kur e dëgjoj

23:08 04/05/2020

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i ka kthyer përgjigje akuzave të ish-kryeminstrit Sali Berisha, sipas të cilit qeveria ka blerë maska për mjekët 8 mijë lekë të vjetra ndërkohë që kushtojnë vetëm 3 mijë lekë.

Ajo tha se akuzat nuk janë të vërteta, por shpifje. Gjithashtu ajo shpjegoi se qeveria nuk ka zhvilluar tendera sekretë, ndryshe nga ç’pretendohet nga opozita.

“Sa turp më vjen kur e dëgjoj. Më jen aq turp që ky njeri ka drejtuar vendin për shumë e shumë vite. Është një akuzë e shëmtuar. Dua të them se nuk ka tendera sekretë. Tenderat, të gjithë procedurat janë bazuar në VKM dhe janë procedura ligjore që bazohen në interesa thelbësore të shtetit. Janë në fletoren Zyrtare. Ua kemi treguar me shifra”.

Ministrja u shpreh se kjo çështje është në dorën e drejtësisë dhe nuk do që ta komentojë më tej.

“Nuk dua ta komentoj më gjatë sepse e kam thënë që kur është ngritur kjo akuzë që është tërësisht shpifje që është tashmë çështje e prokurorisë. Nuk është 8 mijë lekë, është shpifje, është shpifje dhe këtë do ta provojnë organet e drejjtësisë. Këta që flasin në mënyrë të papërgjegjshme do të mbajnë përgjegjësi. Sa kohë që është një gënjeshtër dhe shpifje e kam thënë që në ditën e parë që të vijë në organet e drejtësisë dhe ta hetojë”./tvklan.al

Të ngjashme

Grupi

Kallezo