Manastirliu: Struktura ka 150 shtretër, 398 punonjës

Spitali Memorial Fier është gati. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu pa nga afër aparaturat e vendosura në këtë spital.

“Ky spital, një strukturë moderne me 150 shtretër, do të rrisë aksesin për shërbimet spitalore. Një spital i cili do të plotësojë nevojat e rajonit jugor të Shqipërisë”.

Spitali Memorial Rajonal Fier do të jetë spitali parë ku do të zbatohet autonomia spitalore.

“Ne jemi duke u përgatitur për gjithë ndryshimet e nevojshme për përfitimin e kartës së autonomisë spitalore nga spitalet që plotësojnë të gjithë kushtet e infrastrukturës dhe kanë dhe teknologjinë. Dhe ky është spitali ku do të aplikohet për herë të parë ky model, jo vetëm se është teknologji e re, por edhe se transferimi i dijeve që do të bëhet nëpërmjet stafeve që po vijnë dhe janë duke ardhur nga Turqia”.

Janë 398 punonjës që do të shërbejnë në Spitalin Memorial të Fierit, 56 prej tyrë do të vijnë nga sistemi shëndetësor turk.

Tv Klan