Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kanë parë nga afër procesin e vaksinimit në Fier. Ministrja e Shëndetësisë ka bërë me dije se janë kryer mbi 185 mijë vaksinime dhe shtoi se po mendohet që të vijohet me vaksinimin e të sëmurëve kronikë.

Në Fier ka nisur vaksinimi në qendrën e vaksinimit, kemi mbi 185 mijë vaksinime gjatë këtyre ditëve. Në Fier kemi kaluar mbi 16 mijë vaksinime, po vijojmë më policët dhe me gazetarët dhe operatorët e terrenit, por dhe me të moshuarit. Po mendojnë që të ulim fashën këto ditë dhe të kemi një përqendrim tek të sëmurët kronikë“, tha ministrja.

Ogerta Manastirliu më tej tha se javën që vjen priten vaksina nga Pfizer, por dhe dërgesë nga kontrata për vaksinën Sinovac.

Vaksinimi masiv është në ditën e 8-të dhe po vijon në qendrat e qyteteve e gjithashtu në qendrat shëndetësore në fshatra./tvklan.al