Manastirliu: Grup pune për hetim tek Covid 2

Mbeten  në fuqi masat e kufizimit të levizjes dhe funksionimit të bareve nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit. Mësimi në universitete do vijojë onlinë deri në një vendim të dytë, ndërsa fluturimet me Britaninë do të mbeten pezull deri në 1 Shkurt. Janë këto vendimit e Komitetit të Ekspertëve për situatën e pandemisë në dy javët e  fundit.

“Kemi 217 raste të reja për 100 mijë banorë në javën të datave 2-15 Janar dhe një rritje me 260 raste në 14 ditët e fundit. Nga ana tjetër, kemi një rritje të numrave të rasteve në bashki duke u rritur numri i bashkive që ka raste të reja të infektuar nga 44 në 50 ku janë infektuar, raste të prekura me një mesatare të përjavshme. Përsa i përket numrave të pacientëve të shtruar, ballafaqohemi me rritje të rasteve, edhe pse rritja e numrave në spitale është e qëndrushme, nuk jemi në situatë alarmante. Por tregon që duhet të kemi kujdes të shtuar dhe rritje të vigjilencës. Numrat të pacientëve kanë pësuar rritje në 14 ditët e fundit me një mesatare 14 ditore prej 273 shtrimesh. Në ditët e fundit rastet e pacientëve të shtruar në terapi intensive ka patur rritje nga 31 në 33. Sa i përket shfrytëzimit të shtretërve në spitalet covid 1 dhe covid 2, kemi një zënie të statistikave me 45.1 % në spitalin covid 1 dhe 34.7% në spitalin covid 2”.

Ndryshe nga muaj më parë, të rinjtë 15-24 vjeç eshtë grupmosha më e prekur.

Teksa vendi ndodhet në pritje të mbërritjes së 10 mijë dozave nga Pfizer, ministrja e Shëndetësisë foli edhe për dozat e para që do të vijnë nga Covax ku janë paguar rreth 4 milionë Dollarë.

Javën tjetër do të kemi përgjigje nga partnerët tanë në këtë platformë, platformën e Covax, për të mësuar mbi kohën kur do të vijnë dozat e para. Kemi shpresa të mira që edhe nga kjo platformë ku kemi parapaguar rreth 4 milionë Dollarë, ku jemi impenjuar për të vaksinuar vetëm nëpërmjet platformës Covax mbi 500 mijë qytetarë, jemi në pritje të të mësuarit se kur do mbërrijnë vaksinat nga ky instrument. Nga ana tjetër, nëpërmjet marrëveshjes me Pfizer, janë 500 mijë doza që priten në total, dhe do të fillojnë në Janar me 10.750 dozat e para, në Shkurt me 30 mijë doza dhe më tej me planin e vaksinimit”.

Ministrja e Shëndetësisë u përgjigj edhe për skandalin tek spitali Covid 2, të sanitares Tire Alldervishi.

“Kam ngritur një grup pune nga Ministria e Shëndetësisë që do të kryejë një investigim të plotë administrativ dhe verifikim të çdo akuze në spitalin COVID2. Sistemi nuk është i përsosur, ka batakçij të këtij lloji që shkel besimin e familjarëve që i ka lënë në duart jetën e të afërmit të tij dhe kjo është e neveritshme dhe meriton ndëshkim maksimal ashtu sikurse ka ndodhur”.

Sanitarja e spitalit shefqet ndroqi Tire Alldervishi u denoncua në emisionin Stop në Tv Klan se i mori 800 mijë Lekë vajzës së një pacienteje të prekur me Covid dhe që më pas ndërroi jetë.

Tv Klan