Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë thirrje qytetarëve që të mos vetëreferohen apo të dynden në spital. Ndërkohë ka sqaruar se Shqipëria i ka kapacitete për të bërë edhe mbi 500 analiza në ditë, por duke respektuar protokollin e OBSH.

“Të shmangin daljet nëpër kafene, restorante, të shmangin daljet e panevojshme. Nëse merren këto masa, atëherë ne do kemi të gjithë mundësinë për ta parandaluar këtë situatë. Qytetarët të mos referohen vetë në spital, siç ishin dy të rinjve nga Skrapari, nuk pranuan ambulancës, por erdhën me makinën e tyre, ndërkohë që një gazetare me një maskë që e ulte dhe e vinte i bënte intervistë. Vetëm vajza kishte simptomat, ndërsa burri jo. Merrni numrin ‘127’ dhe të presin urgjencën për t’i transportuar në spital. Vetëreferimi dhe dyndja në spitale nuk na ndihmon që të përballojmë këtë situatë. Jemi të përgatitur për kapacitete deri në 500 në ditë, madje edhe më shumë nëse duan të testohen, sipas protokolleve, por jo që të bëjë dikush që do të dijë nëse është prekur, por nuk ka pasur kontakte me të prekur apo histori udhëtimi”, tha Manastirliu./tvklan.al