Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar se klinika stomatologjike universitare do të qëndrojë e hapur për të gjitha urgjencat për gjatë kësaj situate.

“Klinika Stomatologjke Universitare në gatishmëri për urgjencat dentare. Më shumë se 500 urgjenca janë trajtuar në dy javët e fundit. KSU qëndron e hapur vetëm për urgjencat stomatologjike. Ju lutem respektoni rregullat e distancimit social, e vetmja armë që kemi në dorë kundër përhapjes së infeksionit. Respekt për stafet mjekësore në shërbim”, shkruan Manastirliu. /tvklan.al