Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mbajnë maskë.

Krahas apelit të saj, ministrja ka publikuar dhe një video në mediat sociale, ku shfaqen kategori të ndryshme njerëzit si mësues, mjek, të moshuar dhe fëmijë që bëjnë thirrje për të mbajtur maskë.

🔴#COVID19 😷 Mos e harroni maskën kur dilni nga shtëpia!”, shkruan numri një i shëndetësisë. Manastirliu shkruan se të gjithë duhet të japim shembullin e solidaritetit dhe të dalim nga lufta me sa më pak humbje.

Me qëllim që në këtë përballje të vështirë me Covid-19 të dalim me sa më pak humbje, të japim bashkërisht, edhe një herë, një shembull solidariteti, ashtu siç dimë të japim ne shqiptarët në kohë të vështira. #MbajeMaskën #RuajShëndetin #ShpëtoJetë”, është ky reagimi i Ogerta Manastirliut.

Apeli i ministres vjen në një ditë kur ka hyrë në fuqi Akti Normativ dhe mbajtja e maskës është bërë e detyrueshme në çdo ambient./tvklan.al