Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në një komunikim me median u shpreh se në muajin Dhjetor në vendin tonë do të filloj aplikimi i testimit të shpejtë duke forcuar kështu kapacitetet aktuale.

Ministrja tha se testi i shpejt do të bëjë të mundur kufizimin e mëtejshëm të përhapjes së virusit.

Ne po vazhdojmë të fuqizojmë kapacitetet tona në gjithë sistemin shëndetësor duke filluar nga përmirësimi i testimit dhe gjurmimit, dhe përfshirja e testeve të shpejta brenda dhjetorit do të bëjë të mundur kufizimin e mëtejshëm të përhapjes së virusit”, tha Manastirliu.

Po ashtu sot ministrja njoftoi se në Shqipëri kanë mbërritur 230 mijë dosa të vaksinës së gripit, e cila do u shpërndahet qytetarëve që do kenë nevojë./tvklan.al