Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, inspektoi punimet për ndërtimin e Pediatrisë së re në QSUT që është drejt përfundimit. Gjatë inspektimit ministrja tha se tashmë kjo godinë ka një standard të ri.

Ka filluar të jetëzohet tashmë spitali i ri pediatrik. Është tërësisht i të njëjtit standard, siç kemi bërë kirurgjinë e re dhe siç po bëjmë edhe spitalin e ri të sëmundjeve të brendshme. Ambiente, jo vetëm që duket se ka standarde të larta, por edhe ambiente shumë miqësore për fëmijët. Besoj që deri nga 15 prilli ne e finalizojmë“, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se këto janë investime që i rezistojnë kohës.

Pavarësisht gjithë punëve që kemi bërë për ta transformuar QSUT, këto janë ato investimet që do të mbeten në 30 vitet, 50 vitet e ardhshme të pandryshuara. Sepse janë investime që janë bërë me një projeksion dhe me vizion për t’u mbetur dhe për t’iu përshtatur viteve“, shtoi ajo./tvklan.al