Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka vizituar qendrën e vaksinimit në sheshin Skënderbej, në ditën e katërt të këtij procesi.

Manastirliu theksoi se brenda 3 ditëve janë kryer mbi 50 mijë vaksinime dhe se në vijim pritet që të ky numër të rritet.

Ministrja gjithashtu deklaroi se në javën e parë të Prillit do të mbërrijnë 7 mijë dozat e para nga Pfizer dhe përgjatë muajit Prill do të kemi rreth 20 mijë doza të tjera.

“Ndërkohë jemi në pritje të furnizimit me vaksina. Presim nga kontrata me kompaninë Pfizer të kemi sërish përgjatë muajit Prill rreth 20 mijë doza, ku brenda javës së parë presim 7 mijë dozat e para. Më tej me datë 19 Prill, 20 mijë doza.

Ndërkohë që presim që të lëvrohen sipas kalendarit edhe pjesa tjetër e dozave të blera nga kompania turke dhe gjithashtu do të vijojmë me intensifikimin e të gjithë procesit të vakisnimit.

Tashmë puna nuk po ndalet. Të gjithë ekipet tona të vakisnatorëve po bëjnë një punë shumë të mirë. Fakti që për tre ditë rradhazi kemi kryer mbi 50 mijë vaksinime, tregon që kapacitetet tona janë të mjaftueshme, por sigurisht jemi të përgatitur që të rrisim numrin e vaksinimeve nëpërmjet kapaciteteve tona të burimeve njerëzore, që i kemi trajnuar. Do të vijojmë qoftë në qendrat e përqendruara  dhe qoftë në qendrat shëndetësore kudo në vend, në këtë proces kaq të rëndësishëm dhe jetik për mbrojtjen  e jetës së qytetarëve”, u shpreh Manastirliu./tvklan.al