Manastirliu: Ka hyrë në fuqi rritja e pagave

Nga Urgjenca e Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, ministja Ogerta Manastirliu njoftoi shtimin e stafeve mjekësore në spitalet e rretheve. Ajo theksoi se veçanërisht gjatë verës ka nje fluks te rasteve emergjente  për te cilat kërkohet gadishmëri maksimale.

“Janë më shumë se 100 mjekë, që do të atashohen pranë spitaleve tona të rretheve. Por janë edhe ata të cilët përfundojnë ciklin e specializimit, që tashmë janë të atashuar dhe po atashohen në spitalet e Tiranës, por edhe që kanë preferuar të qëndrojnë në spitalet ku ata kanë shërbyer në këtë 3-vjeçar”

Manastriliu rikonfirmoi se rritja e pagave për bluzat e bardha do të nisë nga ky muaj.

“Pagat rriten duke filluar nga korriku, pra efekti i pagave me rritjen 6% do të fillojë si efekt me rrogën e parë që vjen në gusht. Sigurisht do të vijojë rritja e pagave në çdo vit, ashtu sikurse ne e kemi premtuar”

Vetëm në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme në QSUT janë një ekip prej më shumë se 23 mjekësh dhe 80 infermierësh që ju shërbejnë pacientëve me nevoja emergjente.

Tv Klan