Manastirliu: Kërkohet angazhim maksimal për të luftuar Covid

300 qendra shëndetësore në mbarë vendin janë rehabilituar. Qendra e Kasharit në Tiranë ishte e fundit që u vu në shërbim të qytetarëve, ambientet e reja të së cilës u panë nga afër nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

“Kur themi 300 qendra shëndetësore, themi 300 komunitete që sot marrin shërbime më të mira, në kushte më dinjitoze, mjeket kanë kushte shumë më të mira pune dhe sigurisht që fëmijët tanë kanë sigurinë që trajtohen shumë më mirë dhe me shumë më cilësi”.

Manastrliu ripërsëriti apelin për kujdes, pasi situata e Covid është ende delikate.

“Lufta nuk ka mbaruar, virusi nuk shkon me pushime, ndaj kërkohet një angazhim maksimal i të gjithë qytetarëve sepse në fund të ditës kjo luftë kërkon shumë solidaritet dhe sigurisht ne nëpërmjet zinxhirit të solidaritetit do të mund të thyejmë zinxhirin e infektimit që krijon ky virus”.

Ndërkohë kryebashkiaku Veliaj teksa renditi një sërë investimesh që janë bërë në kryeqytet edhe në fushën e shëndetësisë u shpreh se tashmë janë në luftë me kohën.

Tv Klan