“Lokalet dhe restorantet, burim i përhapjes së virusit”

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu reagoi pas rastit të rëndë ku një pacient 69-vjeçar u hodh nga kati i tretë i godinës së Shërbimit Infektiv. Manastirliu tha se po kryhen të gjitha hetimet dhe verifikimet për rastin e ndodhur në Spitalin Infektiv dhe se pacientëve nuk u ka munguar në asnjë rast shërbimi mjekësor, edhe me psikologë.

Një ditë përpara hyrjes në fuqi të masave kufizues të lëvizjes dhe atyre për bare dhe restorante, Ministrja e Shëndetësisë dha dhe arsyet se përse u zgjodh ora 22:00.

Për qytetarët që përjashtohen nga këto dy urdhra, Ministrja e Shëndetësisë tha se ata duhet të pajisen me leje nga eAlbania për të lëvizur në orarin 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Tv Klan