Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka pritur ditën e sotme Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, dr. Rifat Latifi, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit në fushën e shëndetit publik, të shkëmbimit të stafeve mjekësore dhe trajtimit të sëmundshmërisë, me synim rritjen e cilësisë së shërbimit shëndetësor në të dy anët e kufirit.

Dy homologët e vunë theksin tek forcimi i survejancës në pikat kufitare.

Manastriliu u shpreh se dy Institutet reciproke të Shëndetit Publik, të kontrolleve dhe inspektimeve në të dy anët e kufirit, të garantojnë që qytetarët, të cilët hyjnë në pikën kufitare, të jenë të gjithë të vaksinuar dhe të disponojnë ato masa të cilat janë të përcaktuara në rregulloret e të dy vendeve.

Gjatë vizitës në Tiranë, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Rifat Latifi ka vizituar edhe  Spitalin e Ri Pediatrik të QSUT-së si dhe Qendrën e Telemjekësisë.

Tv Klan