Në një video të publikuar nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, bëhet me dije se portali coronavirus.shendetesia.gov.al nëpërmjet aplikacionit e-Albania do t’ju vijë në ndihmë qytetarëve nëpërmjet udhëzimeve  që duhet të ndjekin nëse dyshojnë ose janë të prekur me Covid-19 .

Në video jepen informacione të vlefshme, që mund të aksesohen duke vizituar faqen online te dedikuar për koronavirusin, për të verifikuar simptomat dhe për të komunikuar online me mjekun e familjes nga kudo ku ndodheni.

Ju do të udhëzoheni pasi të keni plotësuar online një formular të thjeshtë mbi gjendjen tuaj shëndetësore. Nëse keni simptoma të Covid-19 duhet t’i drejtoheni mjekut të familjes, të telefononi për këshillim në linjën e gjelbër 0800 4040 ose në numrin 127 të Urgjencës Kombëtare. /tvklan.al