Manastirliu: Rihapen fluturimet me Britaninë



Manastirliu: Rihapen fluturimet me Britaninë

12:41 11/04/2021

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që duke nisur nga e hëna (12 Prill) ora policore të zgjatet në orën 22:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit. Ndër arsyet e bëra publike nga ministrja Ogerta Manastirliu këtë të dielë për lehtësimin e qarkullimit të njerëzve është bërë situata e qëndrueshme epidemiologjike, por edhe nisja e muajit të Ramazanit.

Por një tjetër vendim i Komitetit Teknik të Ekspertëve është edhe rihapja e fluturimeve me Britaninë e Madhe. Ministrja sqaroi se shkak për rinisjen e fluturimeve është bërë përmirësimi i situatës së epidemisë në Mbretërinë e Bashkuar.

“Gjithashtu duke marrë në konsideratë përmirësimin e ndjeshëm të situatës së epidemisë në Mbretërinë e Bashkuar, një shtet i cili ka pasur një ecuri shembullore sa i përket vaksinimit, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar rihapjen e fluturimeve me këtë shtet”, deklaroi Manastirliu./tvklan.al







Të ngjashme