Manastirliu: Rritja e rasteve mund të lidhet edhe me variantet e reja të Covid, kemi sinjale nga laboratorët

Ogerta Manastirliu


Manastirliu: Rritja e rasteve mund të lidhet edhe me variantet e reja të Covid, kemi sinjale nga laboratorët

12:02 08/02/2021

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një konferencë për mediat ka sqaruar sot se ka indicie të qarta se në Shqipëri mund të kenë hyrë variantet e reja të Covid. Manastirliu tha se rritja e numrit të rasteve të reja lidhet me qarkullimin e varianteve të reja në vend.

Vërehet se në javët e fundit ka një trend të lartë të rasteve të konfirmuara me Covid 19. Rritja e rasteve mund të lidhet edhe me variantet e reja të Covid. Sinjalet kanë ardhur nga laboratorët tanë për variante të reja”, tha ministrja.

Më tej numri një i shëndetësisë u shpreh se ngarkesa në spitale ende nuk është në limite, por shtoi se është ulur mosha mesatare e atyre që infektohen.

Spitalet janë të zëna në masën 70%, pra kemi kapacitete, nuk janë të mbingarkuara. Esencial mbetet zbatimi i masave. Javët e para të këtij viti kemi një incidencë të shtuar dhe lidhet me grupmoshat e të rinjve”, tha Ogerta Manastirliu./tvklan.al







Të ngjashme