Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, u ka kërkuar sot deputetëve që të miratojnë Aktin Normativ që i jep qeverisë të drejtë që të negociojë me vende të tjera dhe kompani të ndryshme për të marrë vaksina kundër Covid.

Në fjalën e saj në Kuvend, ministrja nuk përmendi emra vaksinash që janë në treg, por tha se Shqipëria është e hapur me të gjitha kompanitë në të gjitha botën.

Akti Normativ i ka hapur rrugë dhe negociatave me vendet prodhuese dhe me firma farmaceutike  të tjera. Miratimi i këtij hapi është një ndër hapat konkret, tashmë që kemi shumë të dhëna shkencore për vaksinat që qarkullojnë në botë, është e nevojshme që të devirsifikojmë portofolin e vaksinave“, tha ajo.

 Më tej ministrja foli dhe për marrjen e dozave ruse Sputnik V një ditë më parë dhe tha se dozat po administrohen nga ISHP.

Kemi marrë 10 mijë doza nga Sputnik V dhe janë doza të cilat po administrohen nga ISHP, nëpërmjet këtyre dozave do të vijojë vaksinimi i të moshuarve plus 80 vjeç“, tha ajo.

Më tej numri një i shëndetësisë shtoi se pritet që shumë shpejt të vijjë dhe doza nga mekanizmi Covax  dhe tha se synohet që në ditët në vijim të bëhen 10 deri në 15 mijë vaksinime në ditë./tvklan.al