Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim pune me Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Turqisë, dr. Fahrettin Koca, gjatë vizitës zyrtare në Ankara.

“Diskutuam për ecurinë e Spitalit Memorial në Fier, bashkëpunimin mes stafeve të përbashkëta dhe forcimin e shërbimeve klinike spitalore, si një bërthamë e transferimit të dijes dhe teknologjisë, e cila do të zhvillohet sipas një plani veprimi afatmesëm, për të siguruar më shumë shërbime cilësore qytetarëve. Një model i ri menaxhimi që duam ta transferojmë edhe në spitalet e tjera të vendit”, tha Manastirliu.

Gjatë takimit dypalësh, u vendosën afate konkrete të bashkëpunimit në sektorin farmaceutik, në funksion të rritjes së standardeve dhe sigurisë së këtij shërbimi./tvklan.al