Në të gjithë vendin gjatë sezonit turistik do të funksionojnë dhe 24 qendra të tjera shëndetësore që do të kenë shërbim 24 orë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një postim në mediat sociale shkruan se  qendra shëndetësore do të jenë si në det dhe në mal.

Ministrja u bën apel qytetarëve që të paraqiten në këto qendra për çdo urgjencë mjekësore. Po ashtu ajo bën me dije se në këto qendra do të ofrohen teste të shpejta falas për çdo rast të dyshuar.

Për çdo dyshim, drejtohuni pranë qendrës më të afërt shëndetësore. Bashkë, të kufizojmë përhapjen e koronavirusit, për një sezon turistik të sigurt”, shkruan ministrja./tvklan.al