Manastirliu tregon nëse ka të infektuar me koronavirus në Shqipëri

Manastirliu tregon nëse ka të infektuar me koronavirus në Shqipëri

22:31 24/02/2020

“Kemi gati më shumë se 180 shtretër”

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka pohuar se në Shqipëri nuk ka asnjë person të infektuar me koronavirus.

Në një lidhje telefonike me emisionin “Opinion” në Tv Klan, ministrja Manastirliu theksoi se vendi ynë ka marrë të gjitha masat.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu nëse në Shqipëri ka karantinë, Manastirliu konfirmoi se ka një të tillë, por nuk preferoi ta bënte publike vendndodhjen. Ajo theksoi se karantina nuk është hapur deri në këto momente.

Ndërsa u shpreh se Shqipëria më shumë se 180 shtretër nëse do të ketë pacientë të infektuar me koronavirus.

Blendi Fevziu: Jeni e sigurt zonja ministre që nuk ka asnjë shqiptar të infektuar?

Ministrja Manastirliu: Deri më tani nuk ka asnjë qytetar i cili është i konfirmuar me koronavirusin e ri. Pra nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirusin e ri deri tani që flasim në territorin e Shqipërisë.

Blendi Fevziu: A keni frikë që shqiptarë që kanë qenë në Itali, ose italianë që kanë ardhur në Shqipëri gjatë kësaj kohe, mund të jenë të infektuar por u identifikuar akoma? Hipotetike, e keni apo nuk e keni si plan?

Ministrja Manastirliu: Nuk flasim me hipotetike, ne flasim me fakte dhe flasim me atë çfarë referohet në protokolle dhe çfarë terreni dikton. Ne kemi një rrjet të survejancës aktive, i cili monitoron të gjithë ato qytetarë të cilët kanë patur historik udhëtimi me vende të cilat ka patur transmetim komunitar, ku përpara 3 ditësh dhe Italia është përfshirë në këtë hartë. Ne menjëherë kemi marrë masat e shtuara. Ne kemi marrë masa për të dyfishuar personelin mjekësor në të dy portet, në aeroport dhe në pikat e kalimit tokësor.

Blendi Fevziu: A ka Shqipëria karantinë të gatshme në rast se virusi do të vijë në Shqipëri.

Ministrja Manastirliu: Po. Nëse vendosim të aktivizojmë strukturën e karantinës, nuk do të jetë sekret. Kemi më shumë se një strukturë spitalore dhe strukturë tjetër akomoduese. Nëse vendosim që të aktivizojmë nuk do të jetë sekret edhe për median edhe për publikun. Aktualisht nuk është vlerësuar nevoja e hapjes.

Blendi Fevziu: Sa shtretër keni të gatshëm?

Ministrja Manastirliu: Në raport me numrin e shtretërve janë vlerësuar nga ekspertët… Numri i shtretërve deri tani në strukturat tonë që kemi tejkalon 180 shtretër, por kemi dhe struktura të tjera të cilat janë vlerësuar nga ekspertët që vlejnë.   /tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi