“Pikat e prezantuara janë në zbatim nga qeveria”

Planit të opozitës për rimëkëmbjen e ekonomisë së dëmtuar nga koronavirusi i është përgjigjur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Ajo i ka kërkuar kreut të opozitës Lulzim Basha të reflektojë mbi faktet që tashmë qeveria ka vënë në zbatim për të përmirësuar situatën.

“Numri i testimeve është dyfishuar dhe do të vijojë të rritet bazuar në strategjinë për kufizimin e përhapjes së virusit, të hartuar nga ekspertët e Komitetit Teknik në zbatim të rekomandimeve të OBSH. Bonusi prej 1000 euro për mjekët, infermierët, epidemiologët dhe 500 euro për sanitarët, shoferët e autoambulancave është realitet prej 7 muajsh dhe do të zgjasë deri ditën e fundit të kësaj pandemie”.

Manastirliu thotë se rritja e pagave me 40% e bluzave të bardha do të realizohet shpejt dhe nuk mungojnë mjetet e mbrojtjes personale, çka faktohet me numrin e ulët të bluzave të bardha të infektuara

Pas Manastirliut ka reaguar sërish Partia Demokratike me anë të ekspertit të saj, Gazmend Konduzi, që thotë se Shqipëria është e fundit në rajon për testimet dhe se masat personale mbrojtëse mungojnë totalisht në kujdesin shëndetësor parësor dhe se mjekët i blejnë me paratë e tyre. Ai e ka konsideruar të pamjaftueshme rritjen me 40 % të pagave, që sipas tij, bëhet për efekt elektoral.

Tv Klan