“Jemi në alert për shkak të situatës në Evropë”

Brenda shkurtit në Shqipëri pritet të vijnë Vaksinat anti-covid të siguruara përmes mekanizmit të COVAX. Deri tani, përveç COVAX Shqipëria po siguron vaksina edhe përmes marrëveshjes me Pfizer.

Kemi filluar vaksinimin me më shumë se 500 mjekë dhe infermierë të spitaleve COVID dhe vaksinimi do të vijojë, pasi ne kemi garantuar edhe vijimin e furnizimit me dozat e vaksinës nëpërmjet kontratës me Pfizer dhe gjithashtu edhe nëpërmjet COVAX, ku kemi parapaguar 4 milion dollarë dhe që pritet që furnizimet e para të vijnë në Shkurt. Vaksinimi është një armë më shumë për mposhtjen e këtij virusi, por ne duhet paralelisht të vijojmë me vigjilencë të shtuar, në mënyrë që të kontrollojmë situatën e epidemisë në vend”.

Sipas ministres Ogerta Manstirliu, edhe pse kemi një rritje të qëndrueshme të rasteve me Covid, institucionet janë në alert të shtuar për shkak të situatës në Evropë të rasteve të variantit të ri të koronavirusit.

“Vijojmë të jemi në alert të shtuar pasi numri i rritur i rasteve, edhe pse është një rritje e qëndrueshme, na vendosin në vigjilencë të shtuar, por e njëjta vigjilencë kërkohet edhe nga qytetarët. Lufta ende vazhdon dhe jemi ende në mes të betejës”.

Prej dy muajsh në vend po funksionojnë testet e shpejta të anti-genit. Në 51 pikate testimit në të gjithë Shqipërinë, janë kryer 55 mijë teste të shpejta.

Tv Klan