Manchester City dhe Inter janë skuadrat e momentit në 5 kampionatet kryesore të Europës. Kampionët e Anglisë dhe nënkampionët italian nuk kanë njohur rezultat tjetër përveçse fitore në këto javë të para të kampionatit, duke konfirmuar forcën dhe grintën që zotërojnë prej sezonit të shkuar ku luajtën deri në finalen e Ligës së Kampionëve.  Interi ka fituar pesë nga pesë ndeshjet në Serinë A. Në debutimin e tyre suksesi në shtëpi kundër Monzës, i cili u pasua nga fitorja përballë Kaljarit, Fiorentinës, Milanit dhe Empolit.

Formë që natyrisht lidhet me performancën në fushën e lojës. Inter ka sulmin më të mirë të kampionatit me 14 gola të shënuar dhe mbrojtjen më solide, me vetëm një gol të pësuar. Atmosferë e jashtëzakonshme edhe te Manchester City.

Pep Guardiola ka fituar gjashtë nga po kaq sfida për të blinduar vendin e parë dhe lënë pas rivalët. Deri më tani, pengesat kanë qënë të thjeshta për skuadrën kampione të Europës, teksa tek Liverpool bie në sy ai barazim që në debutimin e sezonit ndaj Çelsit. Ky trend është prishur në kampionatet e tjera elitare të Europës, me skuadrat kryesuese që kanë barazuar ose humbur një duel. Përballje të fortë në këto javë të para shfaqet në Holandë, aty ku PSV dhe Azeta Alkmar kanë fituar pesë në po kaq sfida, ashtu siç edhe Fenerbahçe në Turqi.

Klan News