Manchester City festoi me tifozët titullin e katërt radhazi kampion të Anglisë. Mbështetësit mbushën rrugët e qytetit për të përshëndetur heronjtë e tyre, të cilët parakaluan me autobusin e hapur.

City tregoi se nuk dorëzohet lehtë, duke ia dalë në sfidën me Arsenal për ta mbyllur në kuotën e 91 pikëve, 2 më shumë Topçinjtë e Londrës. Manchester City këtë sezon fitoi edhe Superkupën e Europës dhe Botërorin e Klubeve.

Pavarësisht këtyre rezultateve mediat angleze shkruajnë se Pep Guardiola pritet të largohet pas 30 qershorit 2025 në momentin kur i përfundon kontrata. Gazeta “Daily Mail” njofton se kjo është dëshira e trajnerit spanjoll edhe pse drejtuesit kërkojnë që të qëndrojë.

Manchester City nën drejtimin e Pep Guardiola ka fituar 15 trofe të rëndësishëm prej 2016, përfshi Champions League e parë.

Tv Klan