Fitoi edhe sfidën e dytë me PSG

Manchester City është finalisti i parë i Champions League për këtë sezon. Skuadra e Guardiolës fitoi edhe takimin e dytë, por me rezultatin 2 – 0 ndaj PSG, e luajtur këtë të martë.

Mahrez ishte shënuesi i të dy golave, duke çuar për herë të parë në kaq larg në këtë turne.

Parisi mbeti me 10 lojtarë prej minutës së 69′, pasi Di Maria u ndëshkua me karton të kuq.

Të mërkurën do të vendoset finalisti tjetër nga ndeshja Chelsea  – Real Madrid.

Tv Klan