Haaland shënon 5 gola ndaj Luton Town

Dyshja Kevin De Bruyne dhe Erling Haaland po rikthehen në formën më të mirë duke u konfirmuar si më shkatërrueset në futbollin botëror: belgu frymëzon, norvegjezi vazhdon të thyejë rekorde.

Në ndeshjen e FA Cup kundër Luton Town, të fituar 2-6, super-dyshes së Manchester Cityt i mjaftuan 57 minuta për të shënuar katër gola me belgun që pason gjithnjë për norvegjezin i cili tregohet i pamëshirshëm para portës. Që në minutën e 3’ deri në të 40’ Haaland shënoi 3 herë.

Edhe pse Luton shkurtoi diferencën përsëri De Byune dhe Halaand bashkëpunuan për dy gola të tjerë. Norvegjezi e mbylli mbrëmjen me 5 gola.

Që prej rikthimit nga dëmtimi më 7 Janar, De Bruyne ka dhënë 11 asist në 12 ndeshje.

Edhe Haaland po rikthehet në formën më të mirë dhe tashmë që është pjesa e fundit e sezonit do të synojë të shënojë sa më shumë.

Një paraqitje mbresëlënëse nga dy lojtarë të jashtëzakonshëm që duket se do të vijojë gjatë tek Manchester.

Tv Klan