Arsenal mund Leeds dhe ruan distancën

Manchester City fitoi ndaj Liverpool me përmbysje 4-1 këtë të shtunë edhe pa Erling Haaland, i cili është i dëmtuar. Salah realizoi për Liverpool në në të 17’, por avantazhi zgjati vetëm 10 minuta, pasi Alvarez barazoi. Në pjesën e dytë futbollistët e Manchester City u shfaqën më të vendosur.

De Bruyne, Gundogan dhe Grealish realizuan për ekipin e Guardiola. Por Arsenal ruajti diferencën prej 8 pikësh, pasi fitoi 4 – 1 e Leeds. Një paraqitje për tu vlerësuar e Topçinjve të Londrës që kërkojnë titullin kampion pas 19 vitesh pritje. Një nga golat e realizoi Granit Xhaka.

Tv Klan