Triumfon me përmbysje 4 – 1 në Premier League
Manchester City fitoi ndaj Liverpool me përmbysje 4 – 1 edhe pa Erling Haaland në fushë këtë të shtunë. Norvegjezi i cili është i dëmtuar iu gëzua golave të shokëve të ekipit nga tribuna.
Salah realizoi për Liverpool në në të 17’, por avantazhi zgjati vetëm 10 minuta. Alvarez barazoi rezultatin. Pjesa e parë u mbyll 1 – 1. Në të dytën futbollistët e Manchester City u shfaqën më të vendosur.
De Bruyne shënoi në rifillimin e sfidës. Goli i tretë u realizua nga Gundogan në minutën e 53’, ndërsa fitorja u vulos nga Grealish në të 73’. Pas këtij suksesi diferenca me Arsenal kryesues shkon në 5 pikë. Topçinjtë e Londrës do të luajnë sot me Leeds.
Tv Klan