Mposht Liverpool pas gjuajtjes se penalltive

Manchester City fitoi Superkupën e Anglisë për herë të gjashtë, duke ia dalë përballë rivalit të sezonit të kaluar Liverpulit. Ndeshja e luajtur këtë të diel në Uemblli u vendos pas penalltive. Fillimisht shënoi City me Sterling, i cili shfrytëzoi një pasim të Silvas.

Liverpuli nuk u dorëzua, duke barazuar rezultatin në minutën e 77’. Matip nuk e çoi dëm asistin e Van Dajk’s. Rezultati 1 – 1 e dërgoi sfidën te 11-metërshat ku penalltia e gabuar nga Vindaljum i kushtoi ekipit të Klopit.

Festë për skuadrën e Guardiolas që mori një tjetër trofe. Superkupa e Anglisë e njohur ndryshe si Kumjuniti Shilld paraprin premier Ligën që starton të premten.

Tv Klan