Manchester City i Pep Guardiola e nisi sezonin duke triumfuar Community Shield, Superkupa e Anglisë. Fitorja 2 – 0 ndaj Chelsea të dielën në “Wembley” i dha trofeun.

Një nisje me disfatë e Maurizio Sarri, i cili mori drejtimin e Bluve të Londrës muajin e kaluar. Protagonisti kryesor në finale ishte Kun Aguero shënues i të dy golave të takimit. Të parin e realizoi në minutën e 13’, duke dërguar topin atje ku nuk mund ta zotëronte portieri.

Në të 58’ sulmuesi argjentinas finalizoi një aksion të krijuar nga Bernardo Silva. Aguero më këto gola të shënuar shkoi në kuotën 201 me fanellën e Manchester City. Premier League që nis në fundjavë do të përballë Manchester City me Arsenal, ndërsa Chelsea do të luajë me Huddersfield Town.

Tv Klan