Manchester City fiton thellë derbin me United


Manchester City fiton thellë derbin me United

23:30 02/10/2022

Haaland dhe Foden shënojnë nga 3 gola secili

Manchester City festoi një fitore të lavdishme në derbin me United. Ekipi i Pep Guardiola triumfoi me rezultatin 6 – 3 të dielën në takimin e vlefshëm për javën e nëntë.

Një ndeshje e vendosur që në pjesën e parë ku City festoi 4 herë golin. Protagonistët e padiskutueshëm ishin Erling Haaland dhe Phil Foden, autorë të 3 golave secili. Në fundin e pjesës së parë një pjesë e tifozëve të Manchester United u largua nga stadiumi, pasi nuk besonin më tek ekipi i tyre.

Një sukses i jashtëzakonshëm që e çon Manchester City në vendin e dytë, vetëm 1 pikë larg Arsenal kryesues. Për Erling Haaland ishte një pasdite e bukur, pasi arriti kuotën e 14 golave në 8 ndeshje të para, rekord për një lojtar të Premier League.

Tv Klan












Të ngjashme