Manchester City pësoi një humbje të papritur përballë Crystal Palace të shtunën në shtëpi. Ekipi i Guardiola u mund me rezultatin 3 – 2 nga një kundërshtar që lufton për mbijetesë.

Manchester City doli pa pikë në këtë sfidë edhe pse pati më shumë mundësi shënimi. Kjo ndalesë i vlen Liverpool që mban në 4 pikë diferencën me City. Ekipi i Jurgen Klopp fitoi 2 – 0 sfidën e së premtes në fushën e Wolverhampton.

Momo Salah dhe Virgil van Dijk ishin shënuesit në suksesin e Liverpool.

Klopp nuk e aktivizoi për asnjë minutë në këtë sfidë Shaqirin ndëshkuesi i Manchester United dhe Mourinho javën e kaluar. Këtë javë bie në sy edhe humbja 1-0 në shtëpi e Chelsea nga Leister me golin e shënuar nga Vardi.

Tv Klan