Manchester City është shpallur sërish kampion i Premier League në një garë të çmendur, e cila është mbyllur vetëm me përfundimin e kalendarit të plotë të kampionatit. Ekipi i Guardiolës nuk bëri hap fals as këtë të dielë në transfertën me Brighton, dike fituar me rezultatin 1-4, me gola të Aguero, Laporte, Mahrez dhe Gundogan.

Në këtë mënyrë, Citizens bënë të pavlefshme fitoren e radhës të Liverpool në fushën me tij me Wolves 2-0, me dopietën e Mane. Të kuqtë, të cilët deri në fund të vitit të kaluar udhëhiqnin me diferencë të konsiderueshme kampionatin, e humbën praktikisht titullin me disa barazime, të pasuara nga humbja me Cityn në ndeshjen direkte të fillimvitit.

Klan Plus