Anglezët shtrëngojnë dorën, ofrojnë 170 mln paund më pak

Manchester City nuk heq dorë nga Lionel Messi. Klubi anglez është gati të bëj çmos për të transferuar në gadishull yllin argjentinas. Por, pavarësisht dëshirës, ajo që pengon procedurat i përkasin aspektit financiar. Sipas asaj që raporton tabloidi “The Sun”, Manchester City ka ulur ofertën e saj financiare për Leo Messin.

Nëse vitin e kaluar ata i dhanë plot 600 milionë paund për pesë sezone, propozimi tani është 430 milionë paund, plot 170 milionë më pak. Kryesuesit e Premier league pranojnë se shuma e 600 milionë paund të ofruara në gusht nuk korrespondojnë me situatën aktuale ekonomike.

Një tjetër faktor është edhe mosha e Messit, tanimë 33-vjeç. Pronarët e Manchester City dëshirojnë që Messi të qëndrojë në Etihad për 2 sezone, me opsion rinovimi me një tjetër vit, ndërkohë që pjesën e mbetur të kontratës ta kalojë në radhët e New York City në MLS amerikane.

Gjithashtu, thuhet se oferta në drejtim të “pleshtit” të jetë tetë-vjeçare, që do ta bënte atë edhe ambasador të City football group, i cili zotëron dhjetë klube futbolli në të katër kontinentet.

Klan News