Mediat shkruajnë për heqje pikësh e deri te zbritja nga kategori

Përjashtimi nga kupat e Europës për 2 sezonet e ardhshëm dhe 30 milionë euro gjobë mund të mos jenë të vetmet penalitete për Manchester City.

Mediat angleze lajmërojnë edhe marrjen e masave në këtë sezon të Premier League. Shkelja e rregullave të Fair Play financiar nuk lejohen edhe në Premier League, duke u kthyer në një pengesë edhe në Angli për City.

Gazeta “The Independent” përmend heqje pikësh, por nuk përjashton edhe zbritjen nga kategoria, deri në ligën e katërt, që do të ishte një katastrofë.

Një situatë kaotike që mund të pasohet edhe me largime të lojtarëve, të cilët nuk kanë më motivacion për të qëndruar te Manchester City.

Megjithatë sipas ESPN trajneri Pep Guardiola është gati të qëndrojë më pritje të apelimit që po përgatit klubi në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. Shkeljet për fonde të pajustifikuara në sponsorizime për të cilat u dënua Manchester City prej Bordit të Kontrollit Financiar të Klubeve në UEFA janë vërejtur gjatë viteve 2012 – 2016.

Tv Klan