Rama: Lajm i bukur, brenda pranverës do të hapim kantierin në Durrës, ku do të kemi një nga kampuset më të bukur të konstelacionit të Manchester City-it nëpër botë

Manchester City dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit kanë njoftuar se në Durrës në vjeshtën e këtij viti do të hapet “Shkolla e futbollit Manchester City”.

Ky institucion do të përdorë metodologjinë e stërvitjes së “Cityznes”, për t’u dhënë mundësi lojtarëve të rinj që të marrin një edukim të klasit botëror.

Me tetë shkolla futbolli në nivel global, kjo është më e fundit e shkollave të Mançester Sitit, që është pjesë e politikave të klubit për zgjerimin e vazhdueshëm me fokus talentet.

Ministria e Arsimit dhe Sportit do të hapë edhe një Akademi Elitare në vjeshtë, që t’u japë mundësi futbollistëve vendas që të arrijnë nivelin maskimal si profesionistë.

Akademia do të ndërtohet duke përdorur konsultën e organizatës “City Football Group”, pjesë e klubit të suksesshëm anglez.

Drejtuesit e kampionëve të botës në fuqi, thanë se janë të paduruar të punojnë me qeverinë shqiptare në implementimin e projektit.

Për kryeministrin Edi Rama, hapja e Shkollës së futbollit Mançester Siti, është një hap i madh për lëvizjen shqiptare të zhvillimit sportiv.

Klan News