Manchester City bën të tijin derbin dhe merr kreun e Premier League. Ekipi i Pep Guardiola ia doli të mundë rivalët e United me rezultatin 2 – 0 në takimin e luajtur të mërkurën në “Old Trafford”. Bernardo Silva dhe Leroy Sane vendosën sfidën me golat e tyre. Gazetat në Angli e shikojnë Manchester City me një dorë te titulli kampion, pasi pengesa më e vështirë u kalua. Liverpool ka 1 pikë më pak dhe kampionatit i kanë mbetur edhe pak javë. Gabimet nuk tolerohen, pasi kushtojnë shumë. Megjithatë Pep Guardiola nuk do të gëzohet para kohe, duke kërkuar përqendrim.

“Duhen edhe 3 ndeshje për tu shpallur kampion i Anglisë. Lojtarët më thanë që nuk do të lexojnë gazetat dhe nuk do të shikojnë televizor. Duhet të pushojnë përpara ndeshjes me Burnley. E dimë mirë sa e vështirë do të jetë, duhet të ruajmë qetësinë.”

Këtë sezon beteja për titullin kampion në Angli është tepër e fortë dhe gjasat janë që të zgjidhet në javën e fundit.

Tv Klan