Manchester City përjashtohet nga Champions League



Manchester City përjashtohet nga Champions League

19:59 14/02/2020

Manchester City përjashtohet nga Champions League

Manchester City është përjashtuar nga Champions League për dy sezonet e ardhshme dhe është gjobitur me 30 milionë euro pasi u zbulua se kanë thyer rregullat e “fair play” financiar dhe se kanë mashtruar Uefa-n.

City u gjet fajtor nga institucioni i Uefa-s që merret me kontrollin e financimeve të klubeve. Sipas tyre, drejtuesit kanë rritur në mënyrë false të ardhurat nga sponsorizimet gjatë përpjekjeve për të rënë dakord me procesin e FPF-së (Financial Fair Play).

Hetimi u zhvillua pas email-eve dhe dokumenteve që u publikuan në revistën gjermane, Der Spiegel në Nëntor të 2018-s. Sipas këtyre email-eve, pronari i Manchester City-t, sheiku Mansour financonte pjesën më të madhe të klubit. Sipas mediave britanike, vetëm 8 milionë Euro siguroheshin nga sponsori zyrtar, Etihad, ndërsa pjesa tjetër nga kompania e makinave të Mansour.

Klubi i ka mohuar këto akuza dhe pritet që të apelojë vendimin. /tvklan.al



Të ngjashme