Në fushën e Bournemouth, skuadra e Guardiolas arriti suksesin me rezultatin 3-1. Sterling dhe Aguero ishin më të mirët në fushë.

Argjentinasi shënoi dy gola, nga një në secilën pjesë.

Për skuadrën vendase golin e vetëm e shënoi Wilson.

Sterling dhe Aguero janë golashënuesit më të mirë të skuadrës duke e vendosur Manchester City në vendin e dytë të renditjes, vetëm dy pikë më pas se Liverpool.

Ndërsa Tottenham pasi e nisi me fitore sezonin, mori një barazim ndërsa në ndeshjen e javës së 3 humbi 1-0 me Newcastle.

Tv Klan