Manchester City fitoi 2 – 0 në startin e kampionatit në fushën e një rivali si Arsenal. Ekipi kampion në fuqi i Anglisë tregoi me lojën e zhvilluar se është pretendent për titullin edhe këtë sezon.

Sterling e Bernardo Silva ishin shënuesit në këtë takim ku nuk mund të mohohet edhe ndihma e Mendy, i cili dha pasimet për gol.

Liverpool e nisi vrullshëm kampionatin duke arritur një fitore bindëse 4 – 0 me West Ham. Salah i hapi rrugën fitores me golin e realizuar në minutën e 19’ dhe më pas Mane dhe Sturridge e bënë më të sigurt fitoren me golat e tyre.

Alisson i cili debutoi në një ndeshje zyrtare me Liverpool pati një ditë të qetë. Disa minuta lojë edhe për Shaqirin që nuk pati mundësi të shfaqte vlerat e tij.

Tv Klan