Eliminon PSG, kualifikohet për herë të parë në finalen e Champions League

Për herë të parë në histori, Manchester City ka siguruar finalen e Ligës së Kampionëve. Skuadra angleze dominoi në të dy sfidat kundërshtarët e Pari Së Zhërme duke kaluar me rezultatin e përgjithshëm 4-1 në raundin final. Takimi i zhvilluar në “Etihad Stadium” u fitua nga ana e skuadrës së Pep Guardiolës me shifrat e pastra 2-0, falë dopietës së sulmuesit algjerian, Riyad Mahrez.

City gjeti golin e avantazhit shpejt që në minutën e 11-të. Mahrez përfitoi nga një pakujdesi në mbrojtjen franceze dhe me një diagonale tundi rrjetën. Pjesa e dytë nis me shumë ritëm. Anglezët ishin më kërkues. Në minutën e 63-të, Mahrez shënon sërish, duke kapitulluar kampionët francez. Gol që tronditi edhe shpresat për një rezultat pozitiv të djemve të drejtuar nga Mauricio Pochettino.

Kjo bëri që skuadra të humbte turuan dhe Di Maria të ndëshkohej me karton të kuq. Përfundimisht 2-0 dhe e gjithë dueli 4-1, me Manchester City që tashmë duhet të mësojë rivalin për në finalen e 29 majit në Stamboll. Pas fërshëllimës finale, në rrugët e qytetit të Manchester shpërtheu festa.

Klan News